U aksidentua në vendin e punës, ndërron jetë 36-vjeçari shqiptar në Itali

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident gjatë punës në Pozallo të Italisë. Ai është identifikuar si Artur Deliu. Shqiptari mësohet se u godit nga krahu mekanik i hekurit të betonierës të hënën teksa po punonin në çatinë e një objekti në ndërtim. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë edhe një person tjetër.

Shqiptari nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Deliu mësohet se ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. 36-vjeçari do të varroset në Shqipëri, në Tiranë në qytetin e tij të lindjes. Ai jetonte në Itali prej disa vitesh, fillimisht në Brescia dhe më pas u zhvendos në Siçili, shkruan euronews.al.

Hetimet për ngjarjen tragjike po vijojnë nga autoritetet për të zbardhur dinamikën dhe kushtet e sigurisë. Ata po verifikojnë nëse pajisjet ishin në gjendje të mirë pune, nëse ishte kryer mirëmbajtje dhe nëse pompa e betonit i ishte nënshtruar kontrolleve periodike për të siguruar efikasitetin dhe sigurinë e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit