Tyson Fury rikthehet me fitore nga pensionimi, e rrah brutalisht Arslanbek Makhmudovin

Boksieri i peshave të rënda Tyson Fury është rikthyer me fitore nga pensionimi, duke rrahur kundërshtarin Arlanbek Makhmudov.

Fury u pensionua pas humbjes nga Oleksandr Usyk në përballjen për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës, megjithatë vendosi të provojë sërish vetën, për të fituar këtë herë ndaj Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve (120-108, 120-108, 119-109).

Tyson Fury dhuroi një tjetër performancë dominuese, duke mposhtur Arslanbek Makhmudov me vendim të qartë në pikë, pas një ndeshjeje ku kontrolloi plotësisht ritmin dhe nuk i la asnjë mundësi reale kundërshtarit.

Që në fillim, Fury u mbështet te arma e tij më e fortë – jabi – duke e përdorur vazhdimisht për të mbajtur distancën dhe për të ndërtuar sulmet. Ai alternoi goditjet në kokë dhe trup, ndërsa në momentet kur Makhmudov tentonte të afrohej me sulme të fuqishme, britaniku e neutralizonte me kapje inteligjente dhe punë shumë të mirë në klinç.

Makhmudov provoi të vendoste presion me sulme të drejtpërdrejta dhe goditje të forta, por ato shpesh ishin të çrregullta dhe të parashikueshme. Edhe pse në disa momente arriti të godasë me të djathtën apo me goditje të gjera, ai nuk arriti kurrë ta vendosë realisht në vështirësi Furyn.

Me kalimin e ndeshjes, diferenca në cilësi teknike u bë gjithnjë e më e dukshme. Fury filloi të punonte gjithnjë e më shumë në trup, duke e lodhur gradualisht kundërshtarin dhe duke hapur hapësira për goditje të pastra në kokë.

Në klinç, Fury ishte dukshëm superior, duke e konsumuar fizikisht Makhmudov dhe duke i hequr ritmin e sulmit. Ndërkohë, Makhmudov filloi të tregojë shenja lodhjeje dhe humbi ndjeshëm volumin e goditjeve, duke u fokusuar më shumë në mbijetesë sesa në rikthim në ndeshje.

Në raundet e fundit, Fury ishte plotësisht në kontroll, duke goditur me saktësi dhe duke diktuar çdo aspekt të përballjes. Ai pati edhe momente ku mund të shtynte për një përfundim të parakohshëm, por zgjodhi të ruajë ritmin dhe të sigurojë fitoren në mënyrë të sigurt.

Makhmudov arriti të qëndrojë në këmbë deri në fund, por nuk kishte asnjë argument për fitore, pasi Fury dominoi në çdo aspekt – teknikisht, taktikisht dhe fizikisht.

Të tre gjyqtarët e vlerësuan Furyn si fitues të kësaj përballje, ndërsa të gjithë tifozët po ëndërrojnë se përballja ndaj Anthony Joshuas të jetë e radhës, me këtë të fundit që ishte i pranishëm në “Tottenham Stadium”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit