Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, pritet të bëjë ndryshime në mesfushë për ndeshjen ndaj Kosovës më 31 mars në “Fadil Vokrri”.
Orkun Kokçu mund të startojë nga minuta e parë, me Arda Guler në krahun e djathtë dhe Hakan Calhanoglu e Ismail Yukses për të kontrolluar lojën.
Në mbrojtje, Zeki Çelik rikthehet pas lëndimit, ndërsa Merih Demiral mbetet në dyshim. Fituesi i këtij dueli do të sigurojë vend në Kupën e Botës.









