Turqia do të jetë kundërshtari i Kosovës në finalen e fazës “play-off” në rast se “Dardanët” arrijnë të mposhtin Sllovakinë.
Turqia shënoi fitore përball Rumanisë në gjysmëfinale, me rezultat minimal 1:0.
Golin e fitores për kombëtaren turke e shënoi mbrojtësi Ferdi Kadioglu.
Kosova do të luaj me kombëtaren sllovake me fillim nga ora 20:45. Fituesi i këtij takimi do të takohet në finale me Turqinë.
Ndeshja finale do të zhvillohet më 31 mars.
Në rast se Kosova shënon fitore, ndeshja kundër Turqisë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.









