spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani drejt krijimit të “NATO-s së re

Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe aleanca e mundshme do të funksionojë sipas parimit të sulmit ndaj njërit si sulm ndaj të gjithëve, duke pasqyruar Nenit 5 të NATO-s.

Turqia po shqyrton mundësinë e bashkimit me Arabinë Saudite dhe Pakistanin në një aleancë të re mbrojtëse, e cila synon të krijojë një “arkitekturë të re sigurie” në rajon, raportojnë mediat turke dhe Bloomberg. Bisedimet për përfshirjen e Ankarasë janë në fazë të avancuar dhe arritja e një marrëveshjeje konsiderohet shumë e mundshme.

Nisma vjen pas nënshkrimit të një pakti mbrojtës mes Arabisë Saudite dhe Pakistanit në shtator 2025, i cili parashikon se çdo sulm ndaj njërës palë do të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve – një parim i ngjashëm me Nenit 5 të NATO-s.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se Turqia do të kontribuonte me përvojën luftarake dhe teknologjinë e saj ushtarake, veçanërisht dronët Bayraktar, Arabia Saudite me kapacitetet financiare të pasurisë energjetike, ndërsa Pakistani me armët bërthamore dhe ushtrinë e madhe.

Ky hap sinjalizon gjithashtu një përmirësim të marrëdhënieve Turqi–Arabia Saudite pas viteve të tensioneve, duke filluar nga kriza e Katarit në 2017 dhe përplasjet e ndryshme rreth Vëllazërisë Myslimane. Për Pakistanin, kjo aleancë vjen në një moment delikat, pas tensioneve me Indinë dhe Afganistanin dhe rritjes së sulmeve nga degë të TTP-së brenda vendit.

Nëse Turqia i bashkohet paktit, kjo do të krijojë një aleancë kolektive jashtë strukturave të NATO-s, me ndikim të konsiderueshëm në ekuilibrat rajonalë të Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore. Megjithatë, marrëveshja ende nuk është nënshkruar zyrtarisht dhe mbetet në diskutim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit