spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Turneu i von der Leyen: Në Shqipëri lavdëron Ramën, kryeministrit serb ia anulon takimin, nesër arrin në Kosovë

Në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të shtunën pritet që të qëndrojë në Kosovë, derisa ka përfunduar vizitat në Shqipëri, Maqedoni të Veriut e Serbi.

Sipas njoftimit zyrtar, von der Leyen arrin në Kosovë rreth orës 09:45. Ajo do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Tashmë është bërë me dije se pas përfundimit të takimit, do të ketë konferencë për media.

Më pas, nga ora 11:15, presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zyra e tij, ka njoftuar se mediat mund të marrin pamje vetëm në oborrin e Qeverisë së Kosovës dhe në fillim të takimit.

Derisa nisi vizitën e saj në Shqipëri të mërkurën, von der Leyen shkroi disa fjalë lavdëruese për kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Tregove durim dhe vision, tani po shpaguhet.” – shkroi ajo në “Instagram”.

Në Maqedoninë e Veriut, presidentja e Komisionit Evropian kërkoi nga ky shtet që t’i kalojë ndryshimet kushtetuese për ta përmbushur njërin prej detyrimeve vendimtare në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Von der Leyen u takua me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, ku e përsëriti se zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore të saj.

“Pothuajse jemi aty. Shpresoj se me dialog të përbashkët, të gjitha forcat politike në vend do të bashkohen dhe do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm vendimtarë për përparim. Jam e bindur se mund t’i kapërcejmë barrierat të cilat ekzistojnë.” – tha Von der Leyen të enjten në një konferencë shtypi së bashku me Mickoskin, raporton Radio Evropa e Lirë.

Në Serbi, ajo të premten u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq fillimisht. Ky i fundit, pas përfundimit të takimit, përmendi Kosovën.

“Biseduam për Kosovën dhe unë, për dallim prej disa të tjerëve, nuk dua ta shfrytëzoj këtë rast për ta bartur fajin tek kushdo tjetër e as ta lodh kryetaren Von der Leyen në publik për ato që i kam folur. Ndërsa hollësisht dhe deri në thelb ia kam shpalosur qëndrimin e Serbisë dhe hollësisht e deri në thelb kam folur për domosdoshmërinë e kompromisit, bisedimeve dhe të ardhmes së të gjithë rajonit.” – deklaroi Vuçiq.

Derisa parashihej të mbante takim edhe me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, von der Leyen e anuloi të njëjtin.

“REL” raportoi se kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i KE-së, Eric Mames, me arsyen se Vuçeviq paraprakisht të premten u takua me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Sipas qeverisë serbe, ata biseduan për “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të përgjithshëm ndërmjet dy vendeve”.

Reshetnikov është në mesin e zyrtarëve nga Moska që është nën sanksione perëndimore për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit