Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra

Gjatë vizitës disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi takime të ndryshme me komunitetin shqiptar përtej Atlantikut, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje një episod nga viti 2015.


Rama kujtoi darkën e zhvilluar në Staten Island me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku kishin diskutuar idenë e Samitit të Parë të Diasporës në Tiranë-duke nëvizuar se si përgjatë kësaj dekade “kanë ndodhur shumë gjëra”.

“Jemi në Amerikë, por ky është një territor i pushtuar jozyrtarisht nga shqiptarët. Jemi këtu për të ndarë disa gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën. Këtu në Staten Island në 2015-ën unë isha në një darkë së bashku me Hashim Thaçin dhe këtu diskutuam për samitin e parë të Diasporës në Tiranë dhe ishim bashkë me Thaçin. Një dekadë pas samitit kanë ndodhur shumë gjëra”, ka deklaruar Rama.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit