Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka marrë pjesë në një tubim të LDK-së që është mbajtur në Chable të Zvicrës.
Në këtë takim, Shehu bashkë me zyrtarë të tjerë kanë prezantuar programin e LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Postimi i tij:
Të nderuar,
Sonte pata rastin të marr pjesë në një takim të nëndegës Chable të LDK-së në Zvicër, ku morën pjesë një numër i madh i anëtarëve dhe aktivistëve të LDK-së të këtij rajoni. Po ashtu, e pranishme ishte edhe Shoqata Humanitare “Medvegja”. Në takim, përpos shumë junikasve, mori pjesë edhe kandidati për deputet të Parlamentit të Kosovës, Fadil Geci. Takimin e udhëhoqi anëtari i kryesisë së nëndegës, Mustaf Ramosaj. Po ashtu, në takim morën pjesë edhe dy autorët e monografisë së Junikut, Dr. Islam Shehu dhe Zeqë Gaxherri.
Të pranishmit fillimisht i falënderova për përkrahjen në zgjedhjet e fundit lokale dhe për kontributin e tyre në çdo kohë ndaj Kosovës – para luftës, gjatë luftës si dhe pas luftës. Në takim prezantuam edhe programin dhe vizionin e LDK-së, duke shpjeguar se sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 28 dhjetorit për LDK-në dhe Kosovën. Po ashtu, rikujtuam se ende ka edhe pak kohë për t’u regjistruar deri sonte në ora 00:00, ndërsa ata që kanë mundësi, të vijnë sa më shumë për festat e fundvitit dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Shihemi nesër në Basel.
Ju faleminderit për pjesëmarrjen kaq të madhe në këtë takim.






