Ka nisur ceremonia mortore e Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën në moshën 88 vjeçare. Liderë të shumtë botërorë po marrin pjesë, duke përfshirë këtu edhe presidentin e shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
“The Telegraph” raporton se presidentit Trump dhe Zonjës së Parë u është lejuar pak kohë private para arkivolit të Papës, brenda sheshit të Shën Pjetrit.
Po ashtu, janë publikuar edhe pamje të ish-presidentit amerikan, Joe Biden i cili u ndihmua që t’i kalojë shkallët.
Në anën tjetër, përpos Trump, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është parë në rendin e parë të pjesëmarrësve.






