spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Trump vendos tarifë 30 për qind ndaj importeve nga BE dhe Meksika

Presidenti Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave 30% për të gjitha mallrat e importuara nga Bashkimi Evropian dhe Meksika, duke e justifikuar këtë veprim si të nevojshëm për sigurinë kombëtare të SHBA-ve për shkak të deficitit të madh tregtar.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump publikoi letra të veçanta drejtuar BE-së dhe Meksikës. Ai shkroi se marrëdhënia tregtare me BE-në ka qenë “e padrejtë dhe jo reciproke”, dhe se tarifat e reja synojnë të adresojnë “deficitet afatgjata të shkaktuara nga tarifat dhe barrierat tregtare evropiane”.

Në letrën drejtuar Meksikës, Trump u shpreh se vendi fqinj nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar që SHBA të kthehet në një “terr i trafikut të drogës”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se BE-ja është e gatshme të përgjigjet me kundërmasa proporcionale, nëse tarifat hyjnë në fuqi më 1 gusht. Ajo tha se vendimi i SHBA mund të dëmtojë rëndë zinxhirët transatlantikë të furnizimit dhe theksoi se BE-ja mbetet e hapur për dialog.

Ndërkohë, kryeministri holandez Dick Schoof e cilësoi vendimin e Trump si “shqetësues” dhe theksoi se BE-ja duhet të qëndrojë e bashkuar për të arritur një marrëveshje të ndershme me SHBA.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit