spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Trump thotë se Putin mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të martën se shpreson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të ndërmarrë hapa drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por e pranoi se lideri rus mund të mos dëshirojë fare të bëjë marrëveshje.

Por, sipas tij, mungesa e një marrëveshjeje do të krijonte “situatë të vështirë” për Putinin.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se pret që Putini t’i bëjë të qarta veprimet e tij në javët e në vijim.

Trump e përjashtoi sërish mundësinë e vendosjen e trupave amerikane në tokën e Ukrainës dhe nuk dha hollësi për garancitë e sigurisë që ka përmendur më parë se Uashingtoni mund t’ia ofrojë Kievit si pjesë e çdo marrëveshjeje pas luftës.

“Nuk mendoj se do të jetë telash [arritja e një marrëveshjeje për paqe], të jem i sinqertë me ju. Mendoj se Putini është lodhur prej saj. Mendoj se të gjithë janë lodhur, por nuk i dihet kurrë”, tha Trump.

“Do ta kuptojmë se çfarë do të bëjë presidenti Putin në javët e ardhshme … Është e mundur që ai të mos dojë të bëjë marrëveshje fare”, tha Trump, i cili më herët ka kërcënuar me më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe vendeve që blejnë naftën e saj nëse Putini nuk sjell paqe, njofton rel.

Ukraina dhe aleatët e saj evropianë u inkurajuan nga premtimi i Trumpit për garanci të sigurisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës gjatë një samiti të jashtëzakonshëm të hënën, por përballen me shumë pyetje pa përgjigje, përfshirë se sa e gatshme është Rusia të marrë pjesë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti takimin e së hënës në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan “hap të madh përpara” drejt përfundimit të konfliktit më vdekjeprurës në Evropë prej 80 vjetësh, dhe drejt organizimit të një takimi trepalësh me Putinin dhe Trumpin në javët në vijim.

Zelensky ishte i shoqëruar në samit nga liderët e vendeve aleate, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit