spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Trump shpërthen në të shara ndaj Joe Biden: Ai bir k*** donte të më burgoste këtu!

Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur Joe Biden “bir k*rve” teksa vizitoi një qendër paraburgimi në Everglades të Floridës, e njohur si “Alligator Alcatraz”, duke pretenduar se paraardhësi i tij në detyrë donte ta çonte atë pas hekurave në një vend të tillë.

“Biden më donte këtu brenda, mirë?”, tha Trump më 1 korrik pranë qelive përdoren për të strehuar emigrantët e arrestuar. “Nuk shkoi ashtu, por ai më donte këtu, ai bir k*rve”, shtoi Trump.

Trump ka fajësuar vazhdimisht Biden për akuzat federale ndaj tij në vitin 2023, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith lidhur me përpjekjet e Trump për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve të 2020-ës dhe fshehjen e dokumenteve të klasifikuara.

Trump pretendoi se këto akuza ishin me motiv politik për t’i dëmtuar shanset në zgjedhjet e 2024. Të dyja çështjet u mbyllën pasi Trump u zgjodh për një mandat të dytë presidencial në 2024.

Trump vizitoi kompleksin e paraburgimit “Alligator Alcatraz” në jug të Floridës, rreth 37 milje larg Miami-t, së bashku me guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe sekretaren e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.

Qendra, e cila vlerësohet se kushton 450 milionë dollarë në vit dhe strehon rreth 5,000 persona, ndodhet në një zonë ku jetojnë aligatori, krokodila dhe pitonë, imazhe që Shtëpia e Bardhë i ka përdorur për të forcuar politikën e ashpër të Trump kundër emigracionit ilegal.

Biden, i cili zgjodhi të mos kandidojë për rizgjedhje në korrik të kaluar pas një debati katastrofik me Trump, u diagnostikua në maj me një formë agresive të kancerit të prostatës.

Nuk është hera e parë që Trump e quan Biden kështu. Në një tubim fushate në Pensilvani në korrik 2023, ai tha të njëjtën frazë, duke shtuar se është “budalla”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit