Moska i ka cilësuar sanksionet e reja të SHBA-së si joproduktive. Putin shprehet se nëse administrata Trump ndjek shembullin e qeverive të mëparshme, atëherë do të jetë një dështim.
Nga ana e tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përshëndeti sanksionet e SHBA-së kundër dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi.
“Do të shohim nëse sanksionet do të kenë efekt… ky është një mesazh i mirë nga SHBA-ja”, tha ai ditën e sotme.
Disa minuta pas fjalimit të tij, presidenti ukrainas përmes postimit të tij në “X”, falënderoi homologun e tij Trump për vendimin e marrë.
“Sanksionet e reja të SHBA-së kundër gjigantëve rusë të naftës janë një mesazh i qartë se zgjatja e luftës dhe përhapja e terrorit kanë kosto. Dhe ky është një hap i drejtë dhe absolutisht i nevojshëm. Presioni ndaj Rusisë do të jetë efektiv në arritjen e paqes, dhe sanksionet janë një nga elementët e tij kryesorë.
Falënderoj Donald Trump dhe të gjithë ekipin amerikan për këtë vendim vendimtar dhe të synuar. Është një mesazh i fortë dhe shumë i nevojshëm se agresioni nuk do të mbetet pa përgjigje. Një paqe e besueshme dhe e qëndrueshme nuk ka tjetër alternativë”, shkroi Zelensky në postimin e tij.








