spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Trump pritet të bisedojë me Netanyahun mes përpjekjeve për marrëveshje bërthamore me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zhvillojë një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të martën, konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Telefonata vjen në një kohë kur Uashingtoni po përpiqet të përshpejtojë ndihmën humanitare për Gazën dhe të avancojë bisedimet për një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Trump ka shfaqur pakënaqësi ndaj Netanyahut, duke e kritikuar për mundësinë e ndërhyrjeve që mund të dëmtojnë procesin diplomatik me Teheranin. “I thashë që të mos veprojë tani sepse jemi shumë afër një marrëveshjeje,” deklaroi Trump nga Zyra Ovale, duke shtuar se situata mund të ndryshojë në çdo moment.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, bëri të ditur se Irani po përgatit një kundërpropozim që do t’i paraqitet SHBA-së përmes Omanit, në kuadër të negociatave për programin bërthamor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit