spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Trump përgënjeshtron Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin, Emmanueli gjithmonë gabon

Pas largimit herët nga takimi i G7 në Kanada, Donald Trump ka thumbuar presidentin francez Emmanuel Macron.

Trump thotë se Macron gaboi kur deklaroi se ai u largua nga samiti për të punuar për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, duke shtuar se “është diçka më e madhe se kaq”.

Më tej, ai shton “qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon”.

🔊
“Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kërkon publicitet, tha gabimisht se unë u largova nga Samiti i G7-ës në Kanada për t’u kthyer në Uashington për të punuar për një “armëpushim” midis Izraelit dhe Iranit. Gabim! Ai nuk e ka idenë pse jam tani duke shkuar në Uashington, por sigurisht që kjo nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Shumë më tepër se kaq. Qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni në pritje!”, ka shkruar Trump në Truth Social.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit