spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Trump për Iranin dhe Izraelin: Zoti ju bekoftë!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të re në platformën e tij Truth Social, duke thënë se Irani dhe Izraeli i janë drejtuar atij njëkohësisht me kërkesën për paqe.

“Izraeli dhe Irani erdhën tek unë, pothuajse në të njëjtën kohë, dhe thanë: ‘PAQE!’ E dija që koha ishte TANI. Bota, dhe Lindja e Mesme, janë fituesit e vërtetë! Të dyja kombet do të përjetojnë DASHURI, PAQE DHE BEGATI të jashtëzakonshme në të ardhmen. Ata kanë shumë për të fituar, por edhe shumë për të humbur nëse largohen nga rruga e DREJTËSISË dhe SË VËRTETËS”, shkroi Trump.

Ai shtoi gjithashtu se e ardhmja e Iranit dhe Izraelit është e pakufishme dhe plot me premtime të mëdha. “ZOTI JU BEKOFTË TË DYVE!”, përfundoi ai.

Deklarata vjen mes raportimeve për një marrëveshje armëpushimi mes dy vendeve, ku Teherani fillimisht e ka mohuar ekzistencën e saj, ndërsa media shtetërore iraniane pretendon të kundërtën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit