spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Trump paralajmëron letra tregtare për 170 vende: “Do të dini sa duhet të paguani për të bërë biznes me SHBA-në”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij do të nisë dërgimin e letrave zyrtare drejt vendeve të tjera duke filluar nga 4 korriku, për t’i informuar mbi tarifat që do të paguajnë për të bërë biznes me Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë për mediat, Trump theksoi se kjo qasje e re është më e thjeshtë dhe më efektive sesa negocimi i marrëveshjeve të ndara tregtare me çdo vend. “Do të dërgojmë disa letra, ndoshta dhjetë në ditë, duke u thënë atyre se sa do të paguajnë për të bërë biznes me SHBA-në,” deklaroi presidenti.

Ai theksoi se mbi 170 vende do të përfshihen në këtë proces dhe se sistemi i ri i tarifave do të jetë më i lehtë për t’u menaxhuar dhe kontrolluar. Sipas Trump, ky model shmang detajet e panevojshme për produktet individuale dhe lehtëson tregtinë ndërkombëtare nga këndvështrimi amerikan.

Megjithëse e cilësoi këtë metodë si më praktike, Trump nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të ketë marrëveshje më të mëdha dhe gjithëpërfshirëse me disa vende, pa dhënë emra konkretë.

Presidenti u shpreh optimist se kjo nismë do të pritet pozitivisht nga partnerët tregtarë dhe e quajti atë një mënyrë më efikase për të mbrojtur dhe forcuar ekonominë amerikane.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit