Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi se i ka ofruar autoriteteve indiane “çdo gjë që mund të bëjmë” pas një “përplasjeje të tmerrshme” ajrore.
Ai tha se “askush nuk kishte asnjë ide se çfarë ndodhi” dhe e përshkroi ngjarjen si “një nga rrëzimet më të këqija në historinë e aviacionit”.
Trump po fliste në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë gjatë një aktiviteti për të ndaluar shtetin e Kalifornisë nga zbatimi i mandatit për automjetet elektrike, por nuk i kurseu fjalët për tragjedinë që ka tronditur Indinë.








