Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për armëpushim në Ukrainë.
Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë, tha ai pas takimit me presidentin Zelensky.
“Nuk mendoj se keni nevojë për një armëpushim. E dini, nëse shikoni gjashtë marrëveshjet që kam arritur këtë vit, të gjitha ishin në luftë, unë nuk bëra asnjë armëpushim. E di që mund të jetë mirë ta kemi, por gjithashtu mund ta kuptoj, strategjikisht, pse një vend ose tjetri nuk do ta dëshironte atë. Keni një armëpushim dhe ata rindërtojnë e rindërtojnë e rindërtojnë, dhe ndoshta nuk e duan këtë”, tha ai.
Ai thotë se i pëlqen “koncepti i një armëpushimi” sepse njerëzit do të ndalonin së vrari, por “ne mund të arrijmë një marrëveshje ku të punojmë për një marrëveshje paqeje ndërsa ata janë duke luftuar”.











