spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Trump: Ndjehem i nderuar që shkatërrova kapacitetin bërthamor të Iranit

Donald Trump ka postuar përsëri në faqen e tij të mediave sociale, Truth Social. Ndërsa është duke shkuar në samitin e NATO-s në Hagë, ai ka reaguar sërish lidhur me konfliktin Iran-Izrael.

“Si Izraeli ashtu edhe Irani donin ta ndalonin luftën, në mënyrë të barabartë. Ishte nderi im i madh të shkatërroja të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore të Iranit, dhe pastaj të ndaloja luftën”, shkruan Presidenti i SHBA.

Më herët ai publikoi një mesazh që ia kishte dërguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Ky i fundit përgëzonte Presidentin e SHBA për “veprimin vendimtar në Iran” që ishte “vërtet i jashtëzakonshëm” dhe “diçka që askush tjetër nuk guxoi ta bënte”.

“Trump po “fluturon drejt një tjetër suksesi të madh në Hagë” dhe shton “nuk ishte e lehtë, por i kemi siguruar të gjithë për 5 përqindëshin!”.

Donald, na ke çuar në një moment vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën. Do të arrish diçka që asnjë president amerikan nuk mund ta bënte dot në dekada”, thuhet në mesazh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit