Presidenti amerikan Donald Trump ka përditësuar bilancin tragjik të përmbytjeve në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona — rreth 15 më shumë se shifra e mëparshme.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë,” deklaroi Trump gjatë takimit me zyrtarët lokalë në Teksas.
Ai tha gjithashtu se ka “shumë fëmijë të zhdukur” dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke i kërkuar.
“Dhjetëra e dhjetëra fëmijë na u morën… është e tmerrshme,” shtoi ai.
Presidenti krahasoi përmbytjet me “një valë kolosale në Paqësor”, “saqë edhe surfistët më të mirë në botë do të kishin frikë të bënin surf”.
Ngjarjet e përmbytjeve përballë Presidentit kanë ngjallur reagime të shumta, ndërsa autoritetet vazhdojnë kërkimet dhe përpjekjet për shpëtim në zonat e prekur.






