Trump mbërrin në Kinë, bëhet presidenti i parë amerikan që Xi e pret në aeroport
Lideri kinez Xi Jinping u takua me presidentin amerikan Donald Trump në aeroportin e Shenzhenit, në Kinë, të mërkurën.
Ai e priti presidentin amerikan në fund të shkallëve të aeroplanit.
Prania e Xi-t në tapetin e kuq në aeroport pasqyron pritjen që Trumpi i bëri liderit kinez kur ai vizitoi SHBA-në këtë vit.
Gjatë kohës që ka qenë në postin më të lartë, lideri kinez Xi Jinping nuk ka shkuar kurrë në aeroport për ta pritur një president amerikan që e viziton Kinën.
Në Kinën ku protokolli ka rëndësi të jashtëzakonshme, prania e Xi-t në tapetin e kuq në Shenzhen thekson rëndësinë që Kina i kushton marrëdhënies dypalëshe me SHBA-në, shkruan CNN.
Më herët këtë vit, Trumpi e priti personalisht Xi-n kur ai mbërriti me aeroplan në Bazën Ajrore Andrews.
Sipas protokollit diplomatik të Kinës në vitet e fundit, kreu i shtetit në përgjithësi nuk shkon në aeroport për t’i pritur mysafirët.
Kur presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Shenzhen më herët sot, atë e priti shefi i fuqishëm i stafit të Xi-t, Cai Qi – një nivel protokolli që edhe ky është i pazakontë.









