spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Trump kërcënon Venezuelën: Nëse avionët tuaj ushtarakë rrezikojnë anijet tona, do të godasim!

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se, nëse avionët ushtarakë të Venezuelës fluturojnë mbi anijet detare të SHBA-së dhe i vendosin në një situatë të rrezikshme, ata do të rrëzohen.

Kjo deklaratë vjen pasi, avionë ushtarakë venezuelianë u afruan për herë të dytë brenda dy ditësh pranë një anijeje luftarake të SHBA-së në brigjet e Amerikës së Jugut.

Kjo ndodhi menjëherë pas një sulmi amerikan ndaj një anijeje të dyshuar si transportuese droge nga Venezuela, e cila sipas administratës Trump operohej nga një bandë kriminale dhe ku humbën jetën 11 persona.

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka rrëzuar akuzat e SHBA-së, duke i quajtur të pavërteta dhe ka deklaruar se “mospajtimet mes dy vendeve nuk justifikojnë një konflikt ushtarak”.

“Venezuela ka qenë gjithmonë e gatshme për dialog, por kërkojmë respekt”, theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët në Zyrën Ovale për atë që do të ndodhë nëse avionët venezuelianë fluturojnë sërish mbi anijet amerikane, Trump u përgjigj se Venezuela do të përballej me probleme serioze.

Në prani të një gjenerali të ushtrisë amerikane, Trump deklaroi publikisht se i ka dhënë atij “lirinë të bëjë çfarë të dojë” nëse situata përshkallëzohet.

Që prej rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar, Trump ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për të luftuar trafikun e drogës në Amerikën Latine.

Ndërkohë, Maduro ka akuzuar SHBA-në se po kërkon “ndryshim regjimi përmes kërcënimit ushtarak”.

Kur u pyet për këtë akuzë, Trump tha se “nuk bëhet fjalë për këtë”, por për një “zgjedhje shumë të çuditshme” në Venezuelë. Maduro mori zyrtarisht mandatin e tij të tretë presidencial në janar pas një procesi zgjedhor të kontestuar.

Trump shtoi gjithashtu se “droga po derdhet” nga Venezuela drejt SHBA-së dhe se anëtarë të bandës famëkeqe Tren de Aragua, e shpallur organizatë terroriste nga SHBA, po strehohen në atë vend.

Për të frenuar këtë fluks, ushtria amerikane ka rritur ndjeshëm prezencën e saj në Karaibet jugore, duke përfshirë vendosjen e anijeve luftarake shtesë si dhe mijëra marinsa dhe detarë amerikanë. Shtëpia e Bardhë konfirmoi të premten se po dërgon 10 avionë luftarakë F-35 në Porto Riko si pjesë e këtij operacioni të zgjeruar kundër trafikut të drogës.

I pyetur në lidhje me këtë përqendrim ushtarak në Karaibe, Trump u përgjigj se: “Thjesht po tregojmë forcë. Jemi të vendosur kundër drogës. Nuk duam që droga të vrasë njerëzit tanë”.

Trump, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Nicolás Maduro-s, në gusht dyfishoi shpërblimin për informacione që çojnë në arrestimin e presidentit venezuelian, duke e rritur në 50 milionë dollarë dhe duke e cilësuar atë si “një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë”.

Gjatë mandatit të tij të parë, administrata Trump ngriti akuza penale ndaj Maduro-s dhe disa zyrtarëve të lartë venezuelianë, për përfshirje në narko-terrorizëm, korrupsion dhe trafik ndërkombëtar droge. Maduro i ka hedhur vazhdimisht poshtë të gjitha këto akuza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit