spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Trump kërcënon presidenten në detyrë të Venezuelës në një intervistë, çka tha për të?

Presidenti amerikan, Donald Trump, i dha një paralajmërim Zëvendëspresidentes së Venezuelës, Delcy Rodríguez, pasi SHBA-të kapën presidentin e këtij vendi, Nicolás Maduro, gjatë një operacioni ushtarak gjatë fundjavës.

“Nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, ajo do të paguajë një çmim shumë të lartë, ndoshta më të madh se Maduro, tha Trump për The Atlantic të dielën, raporton CNN.

Gjykata Supreme e Venezuelës ka urdhëruar Rodriguez të marrë përsipër kompetencat dhe detyrat e presidentit në detyrë pasi SHBA-të larguan Maduron, përcjell Insajderi.

Trump foli për “ndryshimin e regjimit” atje.

“E dini, rindërtimi atje dhe ndryshimi i regjimit, sido që të doni ta quani, është më mirë se ajo që keni tani. Nuk mund të bëhet më keq”, tha ai.

Trump gjatë intervistës përsëriti gjithashtu se beson që blerja e Grenlandës është e nevojshme për mbrojtjen e SHBA-së.

“Ne kemi nevojë për Groenlandën, absolutisht,” tha Trump. “Ne kemi nevojë për mbrojtje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit