spot_img
spot_img
Sunday, February 22, 2026
spot_img
spot_img

Trump i kthehet prap temës së Greenlandës, paralajmëron dërgimin e një anije-spitalore

Presidenti amerikan tha se po punon me guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, për të dërguar një anije-spitalore në ishull, disa orë pas evakuimit të një ekuipazhi amerikan nga ujërat pranë Nuuk.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të shtunën në rrjetet sociale se po punonte me guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, për të dërguar një anije-spitalore në Greenland, territor danez që Trump ka shprehur dëshirën ta blejë.

“Po punojmë me guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry. Do të dërgojmë një anije të shkëlqyer spitalore në Greenland për t’u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe nuk po marrin kujdesin e duhur atje. Është rrugës!!!” shkroi Trump.

As Shtëpia e Bardhë dhe as zyra e Landry-t nuk iu përgjigjën pyetjeve mbi detajet e planit, përfshirë nëse anija është kërkuar nga Danimarka apo Greenland, dhe për cilët pacientë bëhej fjalë. Departamenti i Luftës nuk pati ndonjë koment të menjëhershëm.

Lajmi vjen pak orë pas njoftimit të Komandës së Përbashkët Arktike të Danimarkës për evakuimin e një anëtari ekuipazhi nga një nëndetëse amerikane në ujërat e Greenland-it, rreth shtatë milje detare jashtë kryeqytetit Nuuk. Nuk është e qartë nëse ekziston ndonjë lidhje mes këtij evakuimi dhe postimit të Trump.

Marina amerikane disponon dy anije-spital, Mercy dhe Comfort, por asnjëra nuk është e stacionuar në Luizianë.

Në këtë kohë, Greenland dhe Danimarka kanë bërë përpjekje për të ruajtur unitetin e tyre, ndërsa SHBA-ja ka shfaqur interes për blerjen e ishullit, dhe mbretëria daneze ka vizituar dy herë Greenland-in brenda një viti për të forcuar lidhjet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit