spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Trump godet Obamën: Nuk i ofroj Iranit miliarda si ai – ne ua shkatërruam objektet bërthamore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka asnjë komunikim me Iranin dhe se nuk i ofron asgjë këtij vendi, ndryshe nga paraardhësi i tij, Barack Obama.

Në një postim të bërë në rrjetin social “Truth Social”, Trump tha se nuk ka biseduar me Teheranin që kur “bombarduesit amerikanë shkatërruan plotësisht objektet e tyre bërthamore”.

“Nuk i ofroj asgjë Iranit. Obama u dha miliarda dollarë në kuadër të marrëveshjes së dështuar bërthamore që tashmë do të kishte skaduar. Unë nuk kam folur me ta që kur ne i shkatërruam objektet e tyre bërthamore”, shkroi Trump.

Deklarata e Trump vjen në kohën kur Irani i ka kërkuar zyrtarisht OKB-së që të shpallë SHBA-në dhe Izraelin përgjegjës për luftën 12-ditore që përfundoi më 24 qershor. Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, kërkon njohjen e “veprimit agresiv” të dy shteteve dhe kërkon kompensim për dëmet e shkaktuara.

Ndërkohë, Trump mohoi raportimet mediatike që pretendojnë se administrata e tij kishte diskutuar lehtësimin e qasjes së Iranit në fondet e ngrira për qëllime paqësore. Ai insistoi se qëndrimi i tij ndaj Teheranit mbetet i ashpër dhe pa kompromis.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit