spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Trump e Rutte me batuta për luftën në Lindjen e Mesme: Si dy fëmijë që rrihen në oborrin e shkollës – pastaj ndërhyn babai

Gjatë një konference për media në samitin e NATO-s që po mbahet në Hagë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shkëmbyer batuta ndërsa diskutonin një nga çështjet më të ndjeshme të sigurisë globale – përplasjen mes Izraelit dhe Iranit pas sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Duke e krahasuar situatën me një grindje mes fëmijësh, Trump deklaroi: “Nuk do të luftojnë më me njëri-tjetrin. E kanë mbyllur. Ishte si një sherr mes dy fëmijëve në oborrin e shkollës. Luftojnë si të çmendur. Nuk i ndalon dot. Lëri të zihen për dy a tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndash.”.

Ndërkohë, Rutte iu përgjigj me humor: “Dhe pastaj babai duhet të përdorë ndonjëherë gjuhë të fortë.”.

Trump nuk nguroi të shtonte me stilin e tij të drejtpërdrejtë: “Duhet të përdorësh gjuhë të fortë. Duhet të thuash një fjalë të caktuar.”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit