spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Trump: E dimë saktësisht ku fshihet udhëheqësi iranian, por nuk do ta vrasim – të paktën jo për momentin

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë në adresë të udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, duke theksuar se SHBA-të janë të informuara për vendndodhjen e tij dhe se ai konsiderohet një “objektiv i lehtë”.

Përmes një serie postimesh në rrjetin social “Truth Social”, Trump ka paralajmëruar Iranin lidhur me tensionet e fundit, duke lënë të kuptohet se durimi i Shteteve të Bashkuara është drejt përfundimit.

“Durimi ynë po mbaron”, shkroi ai.

“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’”, thuhet në një nga postimet e presidentit amerikan.

“Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – Ne nuk do ta vrasim atë, të paktën jo për momentin. Por ne nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë”, shtoi më tej Trump.

“Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit