spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Trump do t’i dyfishojë tarifat për çelikun dhe aluminin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se tarifat ekzistuese për importet e çelikut dhe aluminit do të dyfishohen, duke kaluar nga 25% në 50%, masë kjo që do të hyjë në fuqi nga e mërkura e ardhshme.

Ky vendim është pjesë e politikave ekonomike proteksioniste të Trump, që synojnë forcimin e industrisë së brendshme të çelikut dhe uljen e varësisë nga importet, veçanërisht nga Kina.

Gjatë një fjalimi në Pittsburgh të Pensilvanisë, Trump deklaroi se rritja e tarifave do të nxisë prodhimin vendas të çelikut dhe do të garantojë një furnizim më të qëndrueshëm për nevojat kombëtare.

Ai bëri të ditur se përmes një partneriteti midis US Steel dhe Nippon Steel të Japonisë, planifikohet një investim prej 14 miliardë dollarësh për të fuqizuar industrinë e çelikut në këtë zonë. Sidoqoftë, Trump shtoi se ende nuk e kishte parë apo miratuar marrëveshjen përfundimtare.

Ky është një tjetër hap në serinë e masave që Trump ka ndërmarrë që prej rikthimit në detyrë në janar, me synimin për të mbrojtur tregun vendor dhe për të kufizuar ndikimin e konkurrencës së huaj. Në adresimin e tij, ai theksoi rëndësinë e këtyre masave për ruajtjen e vendeve të punës dhe motivimin e punëtorëve.

“Nuk do të ketë më outsourcing dhe çdo punëtor çeliku do të marrë një bonus prej 5,000 dollarësh,”

– deklaroi Trump, ndërsa turma e pranishme reagoi me duartrokitje të forta.

Megjithatë, vendimi ka ngritur shqetësime në mesin e disa punëtorëve të industrisë, të cilët kanë shprehur pasiguri rreth marrëveshjes tregtare SHBA-Japoni, sidomos në raport me kontratën sindikale që përcakton pagat dhe kushtet e punës.

Gjatë fjalimit të tij, Trump rikujtoi gjithashtu ndikimin e tarifave të vendosura në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë, duke pretenduar se ato e kishin “shpëtuar” US Steel, prodhuesin më të madh të çelikut në vend.

“Me 50%, ata nuk mund të kapërcejnë më kufijtë,” – tha Trump, duke e konsideruar këtë si një hap vendimtar për ringjalljen e industrisë së çelikut në Pensilvani, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë amerikane.

Industria amerikane e çelikut ka përjetuar rënie në vitet e fundit, teksa Kina, India dhe Japonia janë shfaqur si prodhuesit më të mëdhenj globalë. Aktualisht, rreth 25% e çelikut të përdorur në SHBA importohet, ndërkohë që varësia nga çeliku meksikan dhe kanadez ka qenë vazhdimisht në qendër të kritikave të presidentit Trump.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit