President amerikan, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike sot, ku diskutuan për armiqësitë midis Iranit dhe Izraelit.
Sipas Yuri Ushakov, ndihmësit të lartë të politikës së jashtme të Kremlinit, Putin dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit dhe të dy udhëheqësit nuk përjashtuan rikthimin në negociata mbi programin bërthamor iranian.
Gjithashtu, Putin konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar negociatat me Ukrainën. Biseda, që zgjati rreth 50 minuta, u përshkrua si kuptimplotë dhe e dobishme.








