Trump: Anijet po fillojnë të lëvizin përmes Ngushticës së Hormuzit

Presidenti amerikan Donald J. Trump ka deklaruar se anijet tregtare, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, kanë filluar sërish të lëvizin përmes Ngushticës së Hormuzit.

Në një postim të tij, Trump tha se këto anije po kalojnë përgjatë një “rruge detare jugore”, të cilën ai e përshkroi si plotësisht të sigurt, të mbrojtur dhe pa rreziqe. Ai shtoi gjithashtu se ekzistojnë edhe rrugë të tjera alternative për lundrim në zonë.

“Anijet po fillojnë të lëvizin, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, duke dalë nga Ngushtica e Hormuzit. Ato po lëvizin përgjatë “korridorit” jugor, i cili është plotësisht i sigurt, i mbrojtur dhe pa asnjë problem. Ka edhe zona të tjera lundrimi gjithashtu!”, ka shkruar Trump.

Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më të rëndësishme strategjike në botë për transportin e naftës, ku kalon një pjesë e madhe e furnizimit global me energji.

Deklarata e Trump vjen në një periudhë kur kjo zonë shpesh ka qenë në vëmendje për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe sigurisë detare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit