spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tronditet sportit i Kosovës, vdes Fondaj

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar me dhimbje për ndarjen nga jeta të Arben Fondajt, ish-lojtar, ish-anëtar i bordit të klubit dhe ish-anëtar i bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në komunikatën zyrtare, klubi nga Theranda ka theksuar se Arbeni do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e klubit dhe për dashurinë e madhe që kishte ndaj basketbollit dhe qytetit të Suharekës.

“Arbeni ishte pjesë e familjes së Yllit në periudha të rëndësishme të historisë sonë, duke lënë pas kujtime të bukura, respekt dhe mirënjohje të përhershme,” thuhet në njoftimin e klubit.

Në fund, KB Golden Eagle Ylli ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fondaj dhe të afërmit e tij, duke uruar që Arbeni të prehet në paqe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit