spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Tronditet sporti italian, gjendet e vdekur në pishinë volejbollistja 20-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Itali. Simona Çina, 20-vjeçare dhe ish-lojtare e ekipit të volejbollit Acds Capacense Volley në Serinë D italiane, është gjetur e pajetë në një pishinë gjatë një feste në një vilë private në Bagheria, pranë Palermos.

Sipas të dhënave paraprake, e reja dyshohet se ka rënë në ujë dhe nuk ka mundur të shpëtojë. Ekipi i ndihmës së shpejtë mbërriti në vendngjarje, por konstatoi vdekjen e saj. Karabinierët kanë nisur hetimet, ndërsa është urdhëruar kryerja e autopsisë, shkruan A2 CNN.

Avokati i familjes, Gabriele Giambrone, ka ngritur dyshime serioze mbi versionin zyrtar: “Pishina ishte e vogël dhe vila plot me të rinj. Si ka mundësi që askush nuk e pa? Simona ishte me fytyrën përpjetë. Nuk është normale që të jetë lënë aq gjatë në ujë pa u vënë re.”

Ekipi i volejbollit ku ajo luajti deri vitin e kaluar ka reaguar me dhimbje. “Jemi të shkatërruar. Simona ishte një vajzë e ndritur, që donte sportin dhe jetën. Për të volejbolli ishte gjithçka,” – u shpreh presidenti Paolo Di Maxhio.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit