Tronditet bota e futbolit/ Ish-sulmuesi u rrëzua gjatë ndeshjes, vdes në fushë

Bota e futbollit është tronditur nga vdekja e ish-sulmuesit të kombëtares së Nigerisë, Mikael Eneramo, i cili ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare.

Sipas raportimeve paraprake, ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje lokale, ku Eneramo është rrëzuar papritur në fushën e lojës. Ndërhyrja e menjëhershme për ta rikthyer në jetë nuk ka dhënë rezultat. Ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Federata e Futbollit të Nigerisë reagoi menjëherë, duke e cilësuar humbjen si “shkatërruese”. Mesazhe ngushëllimi kanë ardhur nga figura të njohura të futbollit dhe tifozë nga e gjithë bota, të cilët kanë vlerësuar kontributin dhe figurën e tij në sport.

Mikael Eneramo ishte një emër i njohur në futbollin nigerian dhe ndërkombëtar. Me kombëtaren e Nigerisë ai zhvilloi 11 ndeshje dhe shënoi tre gola. Gjatë karrierës së tij, ai luajti për disa klube në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Turqi.

Pas tërheqjes nga futbolli profesionist në vitin 2018, Eneramo mbeti i angazhuar me sportin, duke marrë pjesë në aktivitete lokale dhe duke ndarë përvojën e tij me të rinjtë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit