Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Torinos, ku një grua 50-vjeçare është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Rivalta.
Hetimet paraprake të karabinierëve tregojnë dyshime për një rast vrasje-vetëvrasje. Sipas tyre, gruaja dyshohet të jetë vrarë gjatë natës nga bashkëshorti i saj.
Pak orë më pas, burri u gjet i mbytur në ujërat e liqenit Grande di Avigliana, pranë zonës së skelave, çka forcon supozimin se ai i dha fund jetës pas këtij akti të rëndë.
Karabinierët po vazhdojnë hetimet për të sqaruar motivet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga ky rast dhune familjare.






