spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Tronditëse! Ishin zhdukur 1 muaj më parë, mashtruesi i kriptovalutave dhe gruaja e tij gjenden të copëtuar në çanta

Mashtruesi i kriptovalutave, Roman Novak, i njohur si “miku i Durovit”, dhe gruaja e tij janë vrarë brutalisht në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Çifti ishte zhdukur prej një muaji, pasi shkoi në një takim me “investitorë” në qytetin Hatta, shkruan “The Moscow Times”.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se ata janë rrëmbyer për shpërblim, por pasi pengmarrësit nuk morën paratë, i vranë dhe i copëtuan, duke i futur në çanta të braktisura pranë një qendre tregtare.

Autoritetet ruse kanë hapur çështje penale për vrasje, ndërsa shtatë persona janë arrestuar.

Novak, i dënuar më parë për mashtrim në Rusi, kishte mbledhur mbi 500 milionë dollarë nga projekti i tij kripto “Fintopio”, përpara se të zhdukej, mes dyshimeve se edhe vdekja e tij mund të jetë inskenuar për t’i shpëtuar borxheve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit