Ish-hetuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp, ka komentuar takimin e zhvilluar së fundmi në Hagë, ku u prezantua raporti britanik lidhur me Dhomat e Specializuara.
Tromp theksoi se takimi kishte një audiencë të posaçme, kryesisht me këshilltarë ligjorë dhe zyrtarë të ambasadave të mëdha.
“Të enjten në Hagë ishte një takim shumë interesant, pse ishte interesant sepse audienca ishte shumë specifike dhe shumë e përshtatshme në Hagë. Zyrtarë ligjor e këshilltar ligjor të ambasadave të mëdha u ftuan për të bërë pyetje ndaj dy autorëve të raportit si dhe ndaj Ombudspersonit të Kosovës mbi temat e shkruara në analizën mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka deklaruar se raporti i britanikëve dhe familjarizimi me të është tepër i rëndësishëm teksa pritet marrja e vendimit final nga Haga.
“Çështja më e rëndësishme ishte këtu, kush ishte audienca, çfarë lloj pyetjesh ata shtruan si dhe faktin se të gjithë ata tani janë familjarizuar me përmbajtjen e këtij raporti të ndërmjetëm. Dhe kjo ështe aq e rëndësishme në pritje të dhënies së aktgiykimit në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve”, shtoi ajo.










