spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tritoli te Liqeni i Thatë, publikohet video e shpërthimit në garazhin e ‘Visit të garave’

Publikohen pamjet e shpërthimit tek Liqeni i Thatë. Një kamera sigurie nga larg ka xhiruar momentin nga shpërthimi që tronditi këtë mëngjes banorët e rrugës “Peti”, pranë liqenit të Thatë të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 e 50 minuta të mëngjesit, ku lënda eksplozive u vendos në garazhin në pronësi të 39-vjeçarit Elvis Kosova. Nga shpërthimi u dëmtuan edhe 4 mjete që ishin të parkuara aty pranë.

Këto pamje të siguruara nga “Klan News” tregojnë atë çfarë ka mbetur nga shpërthimi në garazhin e 39-vjeçarit. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Para oficerëve të policisë, Kosova ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte.

Elvis Kosova është një emër i njohur për policinë. Në gusht të vitit 2024 u ndalua me akuzën e vjedhjes, por pas disa ditësh, u lirua.

Bëhej fjalë për një mjet Audi R8 i cili ishte marrë me qira në Gjermani nga një shtetas turk, i cili ia dha 39 vjeçarit. Pas disa ditësh ky i fundit e denoncoi të vjedhur në policinë e Tiranës. Por pas hetimeve, mjeti luksoz u gjet i fshehur në fshatin Prush ndërsa policia ndaloi Kosovën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit