Ka ndërruar jetë sot në spital 26-vjeçari Enea Themollari, i cili u plagos aksidentalisht pas një shpërthimi me tritol në derën e banesës ku jetonin me qira në Elbasan motrat Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.
Të riut i ra në trup dera e shtëpisë dhe si pasojë e plagëve të marra, ra në gjendje kome. Tritoli ishte vendosur në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.
Xhovana Nikolli ishte shënjestër e atentatit me tritol në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut në banesën ku jetonte së bashku me të motrën, Aldën, në një pallat në Elbasan.
Por, i plagosur rëndë mbeti fqinji i saj, 26-vjeçari Enea Themollari, i cili mori dëmtime nga dera e banesës së tij pas shpërthimit të fuqishëm. Ai po luftonte me vdekjen në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve që kishte marrë në kokë, por nuk ka arritur të mbijetojë duke humbur jetën më shumë se dy muaj pas shpërthimit.

Shënjestra e atentatit Giovanna Nikolli është e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili dyshohet si vrasës me pagesë. E reja nga Lezha, e cila është personazh i njohur në rrjetet sociale, në një video të publikuar tregonte se kishte përplasje me të dashurën e Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.
Në video, ajo përmend Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij duke u shprehur se kishte probleme serioze me të.
“O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh”, shprehej Xhovana.
Në një postim tjetër në rrjetet sociale, ajo ka hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.
“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Xhovana Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli. Ajo e sfidon duke iu drejtuar që nëse ke b*le, hajde vetë e hidh prap tritol, duke shtuar se Nuredin Dumani, të cilin e quan ordiner, mori në qafë njerëz të pafajshëm.
“Burrni eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, shkruan ajo.











