Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një veture, që ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në fshatin Jagodë të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku po marrin trajtim mjekësor.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile.








