spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Trend shokues – A do të jetë ky kandidati Fetah Paçarizi i Vetëvendosjes?

Rezultatet e rinumërimit të vendvotimeve po tregojnë një numër të madh keqpërdorimesh edhe tek kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njëherit edhe kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje po del që të jetë pjesë e këtij trendi shokues.

Në Podujevë deri më tani janë procesuar 11 nga gjithsej 110 vendvotime, ku kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Ejup Maqedonci, është -288 vota.

Në Prishtinë, nga 262 vendvotime gjithsej, janë procesuar 26, ndërsa Ejup Maqedonci është -12 vota.

Ndërkohë, Fetah Paçarizi, kandidat i PDK-së për deputet, pas rinumërimit rezulton me -6,027 vota, një rënie e pazakontë që ka thyer çdo rekord.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur zyrtarisht që votat të rinumërohen në të gjitha komunat e Kosovës, për shkak të mospërputhjeve të evidentuara gjatë procesit fillestar të numërimit. Si pasojë, rezultatet aktuale janë të përkohshme dhe pritet që rinumërimi të sjellë më shumë qartësi dhe saktësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit