“Tregu i Gjelbër po bëhet realitet”, Ferit Idrizi viziton punimet

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vizituar punimet e Tregut të Gjelbër në këtë qytet.

“Bashkë me Dr. Mohamed Soliman, drejtor ekzekutiv i Islamic Relief Kosova, inspektuam nga afër punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, një projekt i rëndësishëm që po merr formë çdo ditë e më shumë. Ky treg do të shërbejë si një hapësirë moderne për prodhuesit vendorë, duke u mundësuar atyre kushte më të mira për tregtim dhe promovim të produkteve të tyre”, shkroi Idrizi.

“Tregu i Gjelbër po bëhet realitet, një hap tjetër i rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe mbështetjes së prodhuesve tanë lokalë”, shton ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit