spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tre të vdekur pas përplasjes së tramvajit me kamionin me mallra

Një incident tragjik ka ndodhur në veri të Baden-Württembergut, ku një tramvaj ka përplasur një kamion ngarkuar me mallra të rrezikshme.

Pas aksidentit, kamioni ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar një skenë të tmerrshme, raportojnë mediat gjermane.

Tre persona kanë humbur jetën në aksident, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, përfshirë shoferin e kamionit që ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spital.

Automjetet dhe tramvaji janë shkatërruar plotësisht.

Aksidenti ka lënë pas një kamion të shkrumbuar dhe mbetjet e tramvajit. Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit