spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Tre të akuzuarit për rastin “Banjska” sillen në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, u sollën në Pallatin e Drejtësisë, ndaj të cilëve sot do të vazhdoj procesi gjyqësor.

Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë tre të akuzuarit që janë në masë të paraburgimit, të cilët në seancë u sollën nën masa të rrepta sigurie.

Deri më tani kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që ishin pjesëmarrës në kundërsulmin në Banjskë të Zveçanit.

Më 11 shtator, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e kishte konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin “Banjska”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit