spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Tre mënyrat sesi stresi e vret zemrën tuaj!

Gati të gjithë kanë përjetuar stres në një moment apo në një tjetër. Kjo ndjenjë tensioni emocional ose fizik, mund të burojë nga çdo ngjarje ose mendim që ju bën të ndiheni të frustruar, të zemëruar ose nervozë.
Por a e dinit se stresi mund të ndikojë në trupin tuaj dhe veçanërisht në zemrën tuaj? Shumë njerëz kanë përjetuar stres afatshkurtër, një reagim fiziologjik dhe psikologjik ndaj një ngjarjeje specifike që zhduket shpejt, siç është mbajtja e një fjalimi ose shtypja e frenave për të shmangur një makinë që të vjen përballë.
Ndërkohë stresi kronik, një ndjenjë e vazhdueshme e të ndjerit nën presion dhe i mbingarkuar gjatë një periudhe të gjatë kohore, mund të vijë nga një mjedis pune toksik, për shembull, ose kujdesi, ose pamundësia për të paguar faturat e përmuajshme.

“Nganjëherë stresi nënvlerësohet si një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës” – thotë Rashel Lampert, kardiologe në Yale Medicine. Në fakt, disa ekspertë shkojnë më tej duke thënë se stresi është një faktor kryesor rreziku për sëmundjet e zemrës – vrasësi më i madh në Shtetet e Bashkuara por edhe në botë – së bashku me dietën e pashëndetshme, mungesën e aktivitetit fizik, pirjen e duhanit, përdorimin e tepërt të alkoolit dhe obezitetin.

1. Ka shumë mënyra se si stresi mund të ndikojë në zemër

Ekzistojnë disa rrugë, përmes të cilave stresi mund të çojë në sëmundje të zemrës. “Stresi afatgjatë – ose kronik – mund të shkaktojë nivele më të larta të inflamacionit në trup që ndikojnë në rritjen e grumbullimit të pllakave në arterie – dhe kjo mund të çojë në probleme të tilla si sëmundja e arteries koronare ”- thotë dr.Lampert.
Dhe sëmundja e arteries koronare mund të çojë në atak në zemër, ritme jonormale
të zemrës dhe dështim të funksionimit të saj. Po ashtu, stresi nxit një rritje të katekolaminave, hormoneve të prodhuara në gjëndrat mbiveshkore.

Një nga katekolaminë është adrenalina, hormoni i qasjes instiktive “përballu ose ik”, i cili rrit vigjilencën mendore gjatë situatave stresuese. Por adrenalina sjell edhe rritjen e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut. Dhe nivele shumë të larta në mënyrë të vazhdueshme, mund ta dëmtojnë zemrën me kalimin e kohës.
Ngritjet e zgjatura të nivelit të një hormoni tjetër të stresit, të quajtur kortizol, e rritin gjithashtu presionin e gjakut, por edhe nivelin e sheqerit në gjak, kolesterolin dhe trigliceridet.

Për një person që jeton me stres kronik, rezultati mund të jetë dhimbje gjoksi, rrahje të çrregullta të zemrës, gulçim dhe një rrezik në rritje për atak në zemër dhe goditje në tru. Por ndikim mund të ketë edhe stresi afatshkurtër.
“Për shembull, tek njerëzit që tashmë kanë një grumbullim pllakash në arteriet e tyre, rritja e adrenalinës mund të sjellë ndonjëherë shkëputjen e pllakës dhe për pasojë një mpiksje gjaku, e cila mund të zmadhohet mjaftueshëm sa të bllokojë plotësisht rrjedhën e gjakut dhe të shkaktojë një atak në zemër”- shpjegon dr.Lampert.

Tek njerëzit me probleme të mëparshme të zemrës, të tilla si aritmitë (ritme jonormale të zemrës), stresi i papritur mund t’i përkeqësojë simptomat e tyre. Por stresi mund të ketë edhe efekte indirekte në zemër.
“Kur njerëzit ndiejnë se nuk mund t’i shpëtojnë rrethanave të stresit të tyre kronik,
ata mund të përballojnë atë duke iu drejtuar sjelljeve të pashëndetshme, si dieta e pashëndetshme, pirja e duhanit dhe përdorimi i shtuar i alkoolit. Këto sjellje mund të çojnë në probleme të tilla shëndetësore si kolesteroli i lartë dhe hipertensioni , të cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës, shton ajo.

2. Stresi ndikon tek njerëzit në mënyra të ndryshme

Kur bëhet fjalë për stresin, të gjithë janë të ndryshëm – dhe e njëjta gjë vlen edhe për sëmundjet e zemrës. Ajo që konsiderohet si një faktor stresues ose çfarë është stresuese për një person kundrejt një tjetri është subjektive.
Po ashtu, ka gjithashtu shumë ndryshueshmëri në efektet e asaj sfide, varësisht nga përvojat tuaja të kaluara dhe se si keni mësuar të përballoni efektet emocionale. Për këtë qëllim, disa njerëz që kanë përjetuar stres të konsiderueshëm do të zhvillojnë sëmundje të zemrës, ndërsa të tjerë jo, shton dr.Lampert.

“Kjo situatë është e ngjashme me kancerin. Midis njerëzve që pinë duhan, disa nuk sëmuren me kancer, ndërsa të tjerë po. Pse ndodh kjo? Është një kombinim i cenueshmërisë së tyre gjenetike, mjedisit dhe stilit të jetesës – dhe se si të gjithë këta faktorë punojnë së bashku në zhvillimin e sëmundjes”- thotë ajo.
Një studim i botuar së fundmi në revistën mjekësore “The Lancet”, tregoi se njerëzit që raportuan një stres të nivelit të lartë, një histori depresioni dhe faktorë të tjerë psikosocialë kishin 2.5 herë më shumë gjasa të pësonin atak në zemër, sesa ata që kishin stres të ulët ose pa histori depresioni.

Hulumtime të tjera, e kanë lidhur stresin dhe sëmundjet e zemrës me grupet që kanë përjetuar diskriminim, duke përfshirë gratë, njerëzit nga prejardhje të caktuara etnike ose racore dhe ata me çrregullime të shëndetit mendor.
Por mjekja saktëson se jo të gjitha simptomat gjatë stresit janë për shkak të problemeve me zemrën. Stresi mund të shkaktojë gjithashtu simptoma shqetësuese, siç është një zemër që rrih shpejt, por “që është pikërisht mënyra se si ndihet normalisht trupi juaj kur ti je i mbingarkuar”.
Gjithsesi, kushdo që përjeton simptoma të reja ose të përsëritura duhet të flasë me mjekun e tij, për të kuptuar se deri në çfarë mase një problem me zemrën mund të jetë – ose jo – duke e shkaktuar atë simptomë.

3. Bisedoni me mjekun në lidhje me nivelin tuaj të stresit

Kushdo që është i shqetësuar për nivelet e stresit duhet të flasë për këtë kur të shkojë tek mjeku i familjes ose një kardiolog. “Unë flas shumë për stresin me pacientët. Ne duam të dimë se si stresi nga familja, puna ose komuniteti i tyre ka ndikuar tek ata. Dhe se si kjo mund të kontribuojë në tensionin e tyre të gjakut, peshën e tyre dhe, në fund të fundit, në rrezikun e tyre për të zhvilluar sëmundje të zemrës”- thotë Lambert.
Në raste të tilla mjekët rekomandojnë një sërë masash urgjente si rritja e aktivitetit fizik, joga dhe teknika të tjera relaksimi; përmirësime në higjienën e gjumit; kalimin e më shumë kohe me të tjerët; psikoterapi; punë vullnetare në komunitet.
Sigurisht, ata rekomandojnë edhe ilaçe për të ndihmuar me simptomat e vazhdueshme të depresionit ose ankthit. Për njerëzit që tashmë kanë një problem me zemrën – ndoshta kanë pasur edhe një atak në zemër – studimet kanë treguar se pjesëmarrja në një program rehabilitimi kardiak rezulton në ulje të stresit, si dhe depresionit dhe ankthit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit