spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Trajneri serb vlerëson Shqipërinë: Kundërshtar serioz, kanë një ekip të shkëlqyer!

Trajneri serb Dragan Stojkoviç e ka vlerësuar Shqipërinë si kundërshtar serioz.

Duke folur ditën sotme gjatë një konference për mediat, ai tha se Shqipëria ka një skuadër serioze që kërkon rezultat pozitiv në çdo ndeshje.

“Shqipëria në çdo ndeshje kërkon maksimumin. Shqipëria është një ekip i shkëlqyer dhe i fortë, një rival i madh në fushën e futbollit për ne. A është tërheqëse? Për disa është, për disa jo. Për mua është kundërshtari më i rëndësishëm në këtë moment”, tha trajneri serb.

Ai foli edhe për gjendjen në ekipin serb, duke theksuar se Serbia vjen në këtë ndeshje me disa mungesa për shkak të ndëshkimeve dhe lëndimeve të disa lojtarëve.

Ndërkohë futbollisti i kombëtares, Qazim Laçi ishte pjesë e konferencës për mediat dhe u shfaq krah Juljan Shehut. Mesfushori i Kombëtares tha se do të bëjnë maksiumin për 3 pikët dhe se çdo gjë është në dorën e tyre për fitoren.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit