spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Trajneri i Serbisë me mendje te Shqipëria: Ndaj kuqezinjve të tregojmë fytyrën e vërtetë

Shqipëria do të luajë në muajin tetor një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Serbisë, ku për të dyja skuadrat mund të jetë “bileta” e fundit për një vend në Botëror. Si kuqezinjtë, ashtu edhe serbët janë të detyruar të marrin më të mirën nga ky takim, në mënyrë që të kenë të sigurt vendin e dytë në grup.

Sakaq, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç ishte prezent në ceremoninë e “Topit të Artë”, ku nën shoqërinë e figurave të njohura si Hristo Stoiçkov dhe Predrag Mijatoviç, komentoi ndeshjen ndaj kuqezinjve që luhet më 11 tetor.

“Me Pedan, gjithmonë ka diskutime për futbollin, ekipin kombëtar, sfidat e ardhshme… Folëm për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës, për ne ndeshjet e tetorit janë vendimtare për sa i përket kualifikimit për Kupën e Botës.

Duhet të jemi gati dhe të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë. Duhet të jemi gati dhe të tregojmë ngjyrat tona të vërteta. Kohët janë ndryshe, futbolli ka ndryshuar shumë. Lojtarët sot kanë kushte shumë më të mira stërvitjeje, infrastrukturë më të mirë, luajnë në fusha më të mira”, u shpreh Stojkoviç.

Lista- Ditët në vijim, pritet që trajneri Stojkoviç të publikojë edhe listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjen ndaj kuqezinjve, teksa mediat serbe raportojnë se do të ketë 2 risi. I pari është Aleksadër Stankoviç, mesfushori 20-vjeçar që aktivizohet në kampionatin belg me Klub Bryzh, i huazuar nga Interi. Mesfushori i cili është njëkohësisht edhe djali i një prej ikonave të futbollit serb, Dejan Stankoviç, nuk është grumbulluar asnjëherë më parë me ekipin A. Emri i dytë është ai i Andrej Iliç. Sulmuesi 25-vjeçar, aktivizohet në Gjermani me skuadrën e Union Berlinit dhe pritet të jetë për herë të parë në listë, pikërisht kundër Shqipërisë në datën 11 tetor dhe pak ditë më vonë kundër Andorrës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit