spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Trajneri i ri i Bayer Leverkusenit flet për Xhakën: Është shumë i rëndësishëm për ne që të lejojmë të largohet

Trajneri i ri i Bayer Leverkusenit, holandezi Erik ten Hag, ka folur për të ardhmen e mesfushorit Granit Xhaka, pas zërave për një rikthim të mundshëm të tij në Premier League.

Të martën, menaxheri i Xhakës deklaroi se mesfushori shqiptar dëshiron të kthehet në Angli dhe ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshje me një skuadër nga Premier League. Po ashtu, ai ka kërkuar që Leverkuseni të lejojë largimin e kapitenit të Zvicrës.

Por Ten Hag ka dalë kundër kësaj ideje dhe ka shprehur qartë qëndrimin e tij.

“Përfaqësuesi i lojtarit mund të thotë çka të dojë, por klubi ka shitur tre lojtarë të rëndësishëm. Nuk do të shesim më lojtarë. Nuk është e mundur. Kjo do të kishte ndikim shumë të madh në skuadër. Graniti është lider. Ai ka firmosur për pesë vjet dhe ka kontratë edhe për tri vjet. Është shumë i rëndësishëm për ne që të lejojmë të largohet”, ka thënë Ten Hag nga kampi përgatitor i Leverkusenit në Brazil, shkruan “Kicker”.

Në linjë me trajnerin është edhe drejtori menaxhues i klubit, Simon Rolfes, i cili e ka cilësuar Xhakën si një lider me vlera të mëdha në fushë dhe jashtë saj. Edhe pse e mbështet qëndrimin e Ten Hagut, Rolfes ka lënë derën hapur për një vendim përfundimtar.

“Granit është lider i rëndësishëm dhe ka kualitete sportive”, ka thënë Rolfes, duke shtuar se e ndan të njëjtën perspektivë me trajnerin, por se ende “nuk ka refuzim final për Xhakën”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit