Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, e ka vlerësuar si të merituar fitoren 1-0 të Kosovës në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Në një deklaratë pas ndeshjes, Hallgrimsson tha se “Dardanët” ishin më të mirë dhe krijuan mundësi për të shënuar edhe më shumë gola.
“Fitore e merituar për Kosovën, ishin më të mirë se ne. Kishin disa shanse për të shënuar më shumë gola, por po shpresonim të mos pësonim. Ishte e merituar”, deklaroi ai.
Trajneri irlandez vlerësoi edhe paraqitjen dhe atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke pranuar se ekipi i tij nuk tregoi të njëjtën energji në fushë.
“Gjithçka bënë të mirë. Kishte lëvizje të mirë, atmosferë e shkëlqyer. Nuk e dhamë të njëjtën energji”, tha Hallgrimsson.
Ai shtoi se Irlanda do të vazhdojë të synojë fitimin e grupit, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë.








