Tragjike në Istog, një person gjendet pa vetëdije në fermën e peshqve ku punonte

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.

Rasti ka ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e viktimës, mashkull i moshës madhore, e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit